Lajme

Thirrje për aplikim – Akademia e Kosovës për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut

8 Shtator, 2016
Description

Akademia e Kosovës është një trajnim në fushën e Edukimit për Qytetari Demokratike dhe Edukimit për të Drejtat e Njeriut (EQD/EDNj), i organizuar bashkarisht nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), European Wergeland Centre (EWC) dhe i përkrahur nga Qendra IPE e Universitetit të Edukimit në Cyrih.

Akademia ka për qëllim forcimin e kulturës demokratike në shkollat e Kosovës duke trajnuar profesionistët e edukimit dhe aktorët komunitarë, si dhe duke zhvilluar më tej kapacitetin e tyre për ta zbatuar dhe promovuar EQD/EDNj në shkollat dhe komunitetet e tyre.

Akademia ofrohet për ekipet prej shkollave prej gjithë Kosovës. Pjesëmarrësit janë të ftuar t’i bashkohen Akademisë si ekip prej tre anëtarëve. Secili ekip përbëhet prej dy përfaqësuesve të shkollës, përfshirë drejtorin apo zëvendësdrejtorin dhe një mësimdhënës, së bashku me një përfaqësues të shoqatës së prindërve apo një OJQ-je që tashmë bashkëpunon me shkollën ose dëshiron ta bëjë këtë.

Thirrja për aplikime, forma e aplikimit dhe kriteret e përzgjedhjes mund të shkarkohen në vegëzat më poshtë. Aplikimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 shtator 2016, përmes e-mailin në: mmula@kec-ks.org.

KEC-i dhe MAShT-i do të zgjedhin 11 ekipe (33 pjesëmarrës) mbi bazën e profileve të tyre. Gjatë përzgjedhjes do të merren parasysh barazia mes gjinive, përvoja në EQD/EDNj, motivimi dhe idetë për shpërndarje në shkollë. Vetëm ekipet që do të zgjedhen, do të informohen për pjesëmarrjen më së largu më 14 tetor 2016.

Thirrja per aplikim

Call for application

Poziv za prijavu

Forma e aplikimit- ALB

Application Form- ENG

Prijavni Formular-SRB

Kriteret per aplikim

Application Criteria

Kriterijumi za Primenu

 

Lajme