Lajme

Mbledhja e 29-të e Bordit Drejtues të KEC

28 Prill, 2024
Description

Më 26 prill, u mbajt mbledhja e rregullt vjetore e Bordit Drejtues të KEC. Gjatë mbledhjes, u prezantuan Raporti i punës dhe Raporti i auditimit për vitin 2023, si dhe Plani i punës për vitin 2024. Pas diskutimeve rreth këtyre raporteve, të njëjtat u aprovuan nga të gjithë anëtarët e Bordit të cilët njëkohësisht përgëzuan stafin e KEC për punën e realizuar gjatë vitit të kaluar si dhe i uruan suksese në zbatimin e projekteve dhe programeve gjatë këtij viti.

Kryesuesi i Bordit, z. Gëzim Krasniqi i uroi mirëseardhje anëtares së re të Bordit, znj. Nora Tafarshiku Kurtishi, udhëheqëse financiare në sektorin jofitimprurës me më shumë se 18 vite përvojë në menaxhim financiar.

Lajme