Për ne

Qendra për Arsim e Kosovës është organizatë lokale jo-qeveritare dhe jopërfituese e themeluar në vitin 2000 duke u përqendruar në ofrimin e programeve të trajnimit të mësimdhënësve në shërbim. Trajnimet ende mbesin një aspekt i rëndësishëm i veprimtarisë së KEC, por, në kohë, organizata ka zgjeruar fushën e punës në katër fusha kyçe: 1) Përmirësimi i cilësisë së arsimit, 2) të drejtat e njeriut; 3) Rrjetëzimi dhe pjesëmarrja në politikëbërje, dhe 4) Hulumtimet në fushën e arsimit. KEC ka një gamë të gjerë partnerësh vendorë dhe ndërkombëtarë që përbëhen nga organizatat joqeveritare, kompanitë konsulente, agjencitë zhvillimore dhe institucionet shtetërore.

Që nga viti 2004, në kuadër të KEC-it vepron shkolla “Mileniumi i Tretë” dhe kryen aktivitetet e saj në arsimin fillor dhe të mesëm.

Raportet e punës: 2021 2020  2019 2018  2017   2016  2015

Pasqyrat financiare të audituara: 2021 2020 2019  2018   2017   2016   2015   2014   2013



Misioni

Avancimi i sistemit të arsimit, përmes ofrimit të shërbimeve dhe të burimeve të cilësisë së lartë, si dhe përmes bashkëpunimit aktiv me të gjitha palët me interes në vend dhe jashtë tij.

Vizioni

Një sistem efikas dhe gjithëpërfshirës i arsimit që i kontribuon zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke aftësuar qytetarët për të nxënë gjatë gjithë jetës dhe për pjesëmarrje aktive në jetën demokratike.

Çfarë bëjmë ne

Përmirësimi i cilësisë së arsimit

Në këtë kategori kryesisht bëjnë pjesë programet e trajnimit në shërbim për mësimdhënës dhe menaxherë të shkollave, por edhe për profile të tjera të pjesëmarrësve. KEC ka 68 programe të kësaj natyre nëpër të cilat kanë kaluar mbi 30,000 pjesëmarrës. Shumica e këtyre programeve të trajnimit janë zhvilluar në kuadër të projekteve ndërkombëtare dhe janë akredituar nga MASHT. Zhvillimi i mendimit kritik përmes leximit dhe shkrimit dhe Hap pas Hapi janë dy programet më të vjetra dhe ende më të kërkuara të trajnimit që ofron KEC, ndërsa përmbajtjet e tyre tanimë janë përfshirë në programet e Fakultetit të Edukimit.

Të drejtat e njeriut

KEC ka filluar me projekte nga fusha e të drejtave të njeriut në vitin 2003, kur përqendrimi ka qenë në të drejtat e fëmijës. Projektet e tilla kanë prodhuar udhëzues dhe metodologji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në shkolla, parandalimin e dhunës, e të ngjashme. Protokolli për parandalimin e dhunës i zhvilluar në kuadër të këtij programi është aprovuar nga Qeveria dhe zbatohet në shkollat e Kosovës. Një kategori tjetër e projekteve nga kjo fushë janë ato që merren me të drejtat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Edhe pse fokusi i këtyre projekteve është në sigurimin e barazisë së këtyre komuniteteve në shoqëri, ato adresojnë edhe çështje të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve arsimore që u ofrohen këtyre komuniteteve.

Rrjetëzimi dhe pjesëmarrja në politikëbërje

KEC ka zhvilluar projekte të shumta të rrjetëzimit me organizata simotra në Kosovë dhe me gjerë, me qëllim të ndërtimit të kapacitetit për pjesëmarrje në bërjen e politikave arsimore dhe të drejtave të njeriut. Projektet e tilla kanë bërë të mundur që shoqëria civile në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit të jetë aktive në formësimin e politikave arsimore të nivelit qendror dhe lokal.

Hulumtimet në fushën e arsimit

Hulumtimet që bëhen nga KEC janë, rëndom, të karakterit aplikativ e jo akademik. Qëllimi është që tema të caktuara të arsimit dhe të shkencës të analizohen nga këndvështrimi i praktikave më të mira ose i analizës së gjendjes, duke dhënë rekomandime për përmirësime. Në këtë aspekt, KEC bën edhe studime që kanë për qëllim vlerësimin e projekteve të realizuara nga palët e treta, por edhe analiza që duhet ta informojnë vendimmarrjen për një çështje të caktuar.

Certifikimi ISO 9001:2015

Sistemi i menaxhimit të cilësisë i KEC është i certifikuar për ISO 9001:2015 nga një trup certifikues i akredituar. Fushëveprimi i certifikimit përfshin:

“Disenjimin, zhvillimin, menaxhimin dhe zbatimin e projekteve dhe të programeve të trajnimit në fushën e arsimit, të drejtave të njeriut, rinisë dhe shërbimeve sociale.”

Ky certifikim demonstron përkushtimin tonë për cilësi.

Politika e cilësisë

Certifikata ISO 9001:2015

Bordi Drejtues

  • Gëzim Krasniqi

    Kryesues i Bordit

  • Vera Pula

    Anëtare

  • Besa Luzha

    Anëtar

  • Lindita Tahiri

    Anëtare

  • Drita Haxhaj

    Anëtare

Stafi

  • Petrit Tahiri
    Drejtor ekzekutiv

    ptahiri@kec-ks.org

  • Nora Tafarshiku
    Drejtoreshë e administratës

    nora@kec-ks.org

  • Gëzim Hyseni
    Administrator

    ghyseni@kec-ks.org

  • Hana Zylfiu-Haziri
    Menaxhere e Programeve

    hzylfiu@kec-ks.org

  • Ardita Kabashi
    Menaxhere e Projekteve

    akabashi@kec-ks.org

  • Sofije Toska
    MENAXHERE E PROJEKTEVE

    stoska@kec-ks.org

  • Edita Buçinca
    Menaxhere e projektit

    HEI25

    ebucinca@kec-ks.org

  • Hana Hasimja
    Koordinatore për digjitalizim

    HEI25

    hhasimja@kec-ks.org

  • Shpend Bajoku
    Zyrtar i projektit

    HEI25

    shbajoku@kec-ks.org

  • Naim Kadolli
    Zyrtar i projektit

    nkadolli@kec-ks.org

  • Mjellma Brovina
    Menaxhere e financave

    mbrovina@kec-ks.org

  • Granit Brajshori
    Menaxher i projekteve

    gbrajshori@kec-ks.org

  • Besjan Haziri
    Menaxher i projekteve

    bhaziri@kec-ks.org

  • Fjolla Xharra Bejtullahu
    MENAXHERE PËR MONITORIM DHE SIGURIM TË CILËSISË

    fxharra@kec-ks.org

  • Selami Thaqi
    LOGJISTIKË DHE FURNIZIME

    sthaqi@kec-ks.org

  • Sokol Statovci
    LOGJISTIKË DHE FURNIZIME

    sstatovci@kec-ks.org

  • Xhevahire Tahiri
    PUNETORE TEKNIKE

    xheva@kec-ks.org

Partnerët dhe Donatorët