Lajme

Thirrje për aplikim: Mobilitet afatgjatë në Hungari

24 Qershor, 2024
Description

Thirrje për aplikim

Qendra për Arsim e Kosovës – KEC në bashkëpunim me MeOut Group dhe me përkrahjen e Komisionit Evropian organizon mobilitetin afatgjatë (80 ditë) përmes projektit “ Move to Improve – Lëvizje për Avncim” (101129073) shkollave profesionale dhe studentët e drejtimeve profesionale në Kosovë.

Mobiliteti afatgjatë do të organizohet në Budapest, Hungari duke filluar prej 14 shtator 2024 deri më 01 dhjetor 2024.

Ky projekt  ka për qëllim të prezantojë programet ndërkombëtare të mobilitetit për shkolla profesionale në 4 shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Mal i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Mobiliteti afatgjatë përmban programin 10 javor të trajnimit profesional në fushat: Hoteleri/Gastronomi dhe profile tjera.

 

Objektivat e mobilitetit:

  • Forcimi i kompetencave dhe shkathtësive kyçe, në veçanti shkathtësitë digjitale dhe gjuhësore;
  • Përkrahja e zhvillimit të shkathtësive specifike për nevojat e tashme dhe të ardhme të tregut të punës;
  • Nxitja e kualitetit, transparencës dhe njohja e rezultateve të të nxënit nga mobiliteti sidomos përmes shfrytëzimit të mjeteve dhe instrumenteve Evropiane.

Forcimi i dimensioneve Evropiane të të mësuarit dhe të nxënit përmes:

  • Promovimit të vlerave të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, tolerancës, dhe pjesëmarrjes demokratike;
  • Promovimit të njohurive të përbashkëta Evropiane në trashëgimi dhe diversitet;
  • Përkrahja e zhvillimit të rrjeteve profesionale në Evropë.

 

Ne po kërkojmë:

  • 7 nxënës/studentë të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në mobilitetin afatgjatë (10 javë) dhe të gatshëm të kryejnë praktikën në kompaninë nikoqire.

Ftohen të aplikojnë nxënës/studentë të shkollave profesionale të profilit: Hoteleri/Gastronomi ose/dhe të profileve tjera.

 

Kushtet për aplikim: 

  • Të jeni nxënës të shkollave profesionale (klasa 12), ose studentë (mosha 17-20).
  • Të keni njohuri të gjuhës angleze.
  • Të tregoni interes për të fituar përvojë dhe zhvillim profesional në një shtet tjetër.
  • Të jeni të hapur ndaj mësimnxënies në një mjedis ndërkombëtar.
  • Të jeni të gatshëm të punoni në mënyrë efektive me njerëz tjerë.

 

Procesi i aplikimit:

  1. Plotësimi i online i aplikimit të cilin mund ta gjeni në këtë vegëz: Kliko këtu
  2. Intervistë pranë ekipit vlerësues (vetëm nxënësit e përzgjedhur ftohen në intervistë)

 

Kur dhe ku?

    Në Budapest, Hungari: 14 shtator 2024 – 01 dhjetor 2024

 

Kushtet për nxënës:

Akomodimi – Akomodimi mbulohet nga programi. Nxënësit do të qëndrojnë në akomodim të përbashkët.

Transporti – Transporti nga Kosova në Hungari dhe anasjelltas mbulohet nga programi.

Sigurimi – Pjesëmarrësit do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga programi.

Mëditjet – Pjesëmarrësit do të marrin mëditje për shpenzimet e ushqimit / ose do t’i kenë shpenzimet e mbuluara.

Përkrahja e përgjithshme –  Përkrahja nga mbikëqyrësi dhe stafi vendor gjatë gjithë kohës.

 

Data e fundit për aplikim: 12 korrik 2024, deri në orën 16.00.

 

Nëse ju duhet ndonjë informatë shtesë mund të kontaktoni në email adresën akabashi@kec-ks.org.

Ky projekt është pjesë e programit ERASMUS+ e financuar nga Komisioni Evropian.

Lajme