Në këtë kategori kryesisht bëjnë pjesë programet e trajnimit në shërbim për mësimdhënës dhe menaxherë të shkollave, por edhe për profile të tjera të pjesëmarrësve. KEC ka 68 programe të kësaj natyre nëpër të cilat kanë kaluar mbi 30,000 pjesëmarrës. Shumica e këtyre programeve të trajnimit janë zhvilluar në kuadër të projekteve ndërkombëtare dhe janë akredituar nga MASHT. Zhvillimi i mendimit kritik përmes leximit dhe shkrimit dhe Hap pas Hapi janë dy programet më të vjetra dhe ende më të kërkuara të trajnimit që ofron KEC, ndërsa përmbajtjet e tyre tanimë janë përfshirë në programet e Fakultetit të Edukimit. Lista e plotë e programeve të trajnimit mund të merret këtu.
Projektet e përfunduara
Projektet aktuale
KEC ka filluar me projekte nga fusha e të drejtave të njeriut në vitin 2003, kur përqendrimi ka qenë në të drejtat e fëmijës. Projektet e tilla kanë prodhuar udhëzues dhe metodologji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës në shkolla, parandalimin e dhunës, e të ngjashme. Protokolli për parandalimin e dhunës i zhvilluar në kuadër të këtij programi është aprovuar nga Qeveria dhe zbatohet në shkollat e Kosovës. Një kategori tjetër e projekteve nga kjo fushë janë ato që merren me të drejtat e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Edhe pse fokusi i këtyre projekteve është në sigurimin e barazisë së këtyre komuniteteve në shoqëri, ato adresojnë edhe çështje të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve arsimore që u ofrohen këtyre komuniteteve.
Projektet e përfunduara
Projektet aktuale
KEC ka zhvilluar projekte të shumta të rrjetëzimit me organizata simotra në Kosovë dhe me gjerë, me qëllim të ndërtimit të kapacitetit për pjesëmarrje në bërjen e politikave arsimore dhe të drejtave të njeriut. Projektet e tilla kanë bërë të mundur që shoqëria civile në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit të jetë aktive në formësimin e politikave arsimore të nivelit qendror dhe lokal.
Projektet e përfunduara
Projektet aktuale
Hulumtimet që bëhen nga KEC janë, rëndom, të karakterit aplikativ e jo akademik. Qëllimi është që tema të caktuara të arsimit dhe të shkencës të analizohen nga këndvështrimi i praktikave më të mira ose i analizës së gjendjes, duke dhënë rekomandime për përmirësime. Në këtë aspekt, KEC bën edhe studime që kanë për qëllim vlerësimin e projekteve të realizuara nga palët e treta, por edhe analiza që duhet ta informojnë vendimmarrjen për një çështje të caktuar.
Projektet e përfunduara
Projektet aktuale