Lajme

U përmbyll me sukses moduli i dytë i programit të trajnimit “Edukimi për drejtësi shoqërore” për shkollat përfituese të projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – YESS”.

27 Maj, 2025
Description
Ky modul përfshiu 6 grupe trajnimi me gjithsej 168 pjesëmarrës, nga shkollat përfituese në komunat: Dragash, Kamenicë, Gjilan, Obiliq, Lipjan, Prizren dhe Mitrovicë.
Gjatë gjithsej gjashtë ditëve të modulit të parë dhe modulit të dytë, pjesëmarrësit:
Thelluan të kuptuarit për stereotipet dhe format e ndryshme të shtypjes;
Zhvilluan shkathtësi për t’i identifikuar dhe zbërthyer ato;
Mësuan strategji për të ndikuar pozitivisht në transformimin e ambientit të tyre personal dhe institucional.
Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në pëkrahjen e shkollave në krijimin e një klime bashkëpunimi dhe gjithëprërfshirjeje, duke fuqizuar mësimdhënësit si agjentë të ndryshimit në komunitetet e tyre.
__________________
Projekti mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes, në partneritet me UNICEF Kosovo Programme dhe IOM Kosovo.

Lajme