Politika për mbrojtjen e fëmijës
Qëllimi i Politikës për Mbrojtjen e Fëmijës është krijimi i një ambienti të sigurt dhe miqësor, duke siguruar standardet më të larta të sjelljes dhe praktikës profesionale, në mënyrë që asnjë fëmijë të mos dëmtohet në asnjë rrethanë gjatë përfshirjes së tij në programet dhe projektet e KEC-it. Për më tepër, Politika për Mbrojtjen e Fëmijës synon të rrisë vetëdijen dhe kuptimin e përbashkët rreth abuzimit, si dhe të krijojë një sistem për parandalimin, reagimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga format e ndryshme të abuzimit.