Lajme

Tryeza e diskutimit me temën “Promovimi i Arsimit për të Rritur në Komunën e Prishtinës”

24 Nëntor, 2026
Description
Sot, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), si pjesë e Rrjetit të Arsimit për të Rritur në Kosovë, organizoi tryezën e diskutimit me temën “Promovimi i Arsimit për të Rritur në Komunën e Prishtinës”, në kuadër të Javës së të Mësuarit Gjatë Gjithë Jetës.
Tryeza mblodhi përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, ekspertë të arsimit dhe punësimit, përfaqësues të sektorit privat dhe organizata të shoqërisë civile, me qëllim të diskutimit mbi rëndësinë e avancimit dhe promovimit të arsimit për të rritur.
Gjatë diskutimeve u trajtuan tema të rëndësishme, përfshirë integrimin e arsimit për të rritur në planet zhvillimore lokale, mbështetjen institucionale për edukimin e vazhdueshëm, fuqizimin përmes edukimit jo-formal, si dhe adresimin e hendekut të shkathtësive dhe ndërlidhjen e arsimit me kërkesat e tregut të punës.
Përmes shkëmbimit të perspektivave dhe përvojave, pjesëmarrësit diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj fushe, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, sektorit privat, dhe shoqërisë civile.
Tryeza shërbeu si një hapësirë për identifikimin e nevojave, dhënien e rekomandimeve dhe sugjerimin e hapave të mëtejshëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe krijimit të më shumë mundësive për të mësuar gjatë gjithë jetës.

Lajme