Lajme

Ofrimi i programit të trajnimit “SCREAM”

30 Tetor, 2026
Description
Programi i trajnimit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve nëpërmjet edukimit, artit dhe medias” i njohur edhe me shkurtesën SCREAM, është program që buron nga ILO IPEC (Programi për eliminimin e punës së fëmijëve, i Organizatës së Ndërkombëtare të Punës), që përmes një marrëveshjeje – edhe me ndërmjetësimin e Ministrisë së Arsimit – është përvetësuar nga Qendra për Arsim e Kosovës dhe ofrohet si program i akredituar i zhvillimit profesional të mësimdhënësve dhe punëtorëve tjerë arsimorë.
Këtë javë kanë filluar dy grupe trajnimi, sipas këtij programi, ndërsa javën tjetër do të fillojë edhe një grup i tretë. Pjesëmarrësit janë përzgjedhur përmes thirrjes publike, ku afër 300 mësimdhënës dhe punëtorë tjerë arsimorë kanë shprehur interesimin për pjesëmarrje në këtë program.
Programi i trajnimit, përmes 14 moduleve të pakos SCREAM, ofron aktivitete që mundësojnë zhvillimin e aftësive krijuese, shprehëse e sociale të fëmijëve, mundësojnë njohjen e fëmijëve me botën mediatike, përgatitjen për komunikim me mediat si dhe aftësojnë ata për të ndërmarrë nisma në vendosjen e një bashkëpunimi me komunitetin.
______________
Këto aktivitete të zhvillimit profesional janë realizuar me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës -KEC

Lajme