Lajme

Takimi i tretë i Koalicionit Nacional për Gjithëpërfshirje Digjitale

26 Nëntor, 2026
Description
Projekti “Iniciativa për Gjithëpërfshirje Digjitale” (DII) po organizon takimin e tretë të Koalicionit Nacional për Gjithëpërfshirje Digjitale, i cili shërben si platformë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe akterëve të tjerë relevantë për promovimin dhe avancimin e gjithëpërfshirjes digjitale në Kosovë.
Në kuadër të takimit po diskutohen dy nisma politike të dala nga rekomandimet e Raportit Kombëtar për Gjithëpërfshirje Digjitale:
Institucionalizimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në zhvillimin e shërbimeve publike digjitale, me synim sigurimin e përfshirjes së tyre dhe të organizatave përfaqësuese në projektimin, testimin dhe monitorimin e shërbimeve publike digjitale.
Integrimi sistematik dhe gjithëpërfshirës i edukimit digjital në arsimin parauniversitar, me synim ndërmarrjen e masave konkrete institucionale, profesionale dhe financiare për integrimin sistematik, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të edukimit digjital në arsimin parauniversitar.
Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, Koalicioni synon të kontribuojë në adresimin e sfidave dhe prioriteteve të identifikuara në Raportin Kombëtar për Gjithëpërfshirje Digjitale, si dhe në zhvillimin e politikave dhe masave konkrete që u përgjigjen nevojave të qytetarëve.
____________________
Projekti “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale – DII” financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të forcojë rolin e OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke forcuar kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Lajme