Lajme

Përmbyllja e modulit të parë të programit të trajnimit “Edukimi për drejtësi shoqërore”

3 Dhjetor, 2024
Description
Ka përfunduar me sukses moduli i parë treditor i programit të trajnimit “Edukimi për drejtësi shoqërore” në kuadër të projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – YESS”, me gjithsej 185 mësimdhënës nga 30 shkollat përfituese të projektit.
Ky program trajnimi ka për qëllim të avancojë njohuritë e mësimdhënësve në të kuptuarit e drejtësisë sociale dhe diversitetit, të fuqizojë dhe mobilizojë pjesëmarrësit që të avokojnë për të drejtat e fëmijëve kundër çdo lloj diskriminimi dhe përjashtimi, si dhe të përmirësojë mënyrën e punës me fëmijët. Përmes metodave punuese gjatë këtij programi, pjesëmarrësit kanë mundësi që të vetëreflektojnë mbi qëndrimet dhe sjelljet e tyre, në raport me të tjerët.
Moduli i dytë treditor i këtij programi parashihet të zhvillohet pas disa muajve me të njejtët mësimdhënës nga shkollat përfituese.
_______________________
Projekti “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – Yess” mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes, në partneritet me Zyrën e UNICEF në Kosovë dhe IOM në Kosovë.

Lajme