Lajme

Ka përfunduar me sukses trajnimi “E drejta për përfaqësim publik – Avokimi” me të rinjtë e komunës së Gjilanit

25 Nëntor, 2024
Description
Trajnimi treditor, kishte për qëllim fuqizimin e të rinjve duke i ofruar atyre njohuri të rëndësishme mbi avokimin dhe mënyrën e përfaqësimit publik. Trajnimi përfshiu një qasje praktike që i mundësoi pjesëmarrësve të zhvillojnë plane veprimi, të identifikojnë barrierat dhe zgjidhjet e mundshme, si dhe të përcaktojnë burimet dhe buxhetin e nevojshëm për realizimin e një fushate avokuese.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit punuan në grupe, ku zhvilluan vizionin e tyre për çështje specifike, identifikuan palët me interes dhe krijuan strategji konkrete për avokim. Ata gjithashtu adresuan nevojat e grupeve të margjinalizuara dhe përcaktuan prioritetet për përfshirje më të madhe në shoqëri. Përmes sesioneve interaktive dhe prezantimeve, të rinjtë përfituan njohuri të thelluara dhe aftësi praktike që do t’i ndihmojnë në zbatimin e projekteve të avokimit dhe angazhimit publik në komunitetet e tyre.
Projekti YEEP 2 – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD).

Lajme