Lajme

Dita Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes

18 Qershor, 2026
Description
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Gjuhës së Urrejtjes, rikujtojmë se edukimi medial luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e të menduarit kritik dhe në luftimin e dezinformimit, stereotipeve dhe gjuhës së urrejtjes.
Në programin tonë të trajnimit “Edukimi medial”, liria e shprehjes dhe reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes trajtohet në vështrim të kompetencave për kulturë demokratike, që secili pjesëtar i shoqërisë duhet t’i manifestojë. Veçanërisht, është e rëndësishme që nxënësit tanë, si përdorues të rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi, të dinë se si të ballafaqohen me gjuhën e urrejtjes në mënyrë demokratike.
Gjatë vitit 2026, KEC ka organizuar 4 grupe trajnimi në programin “Edukimi medial”, me 84 mësimdhënës të trajnuar, duke i fuqizuar ata që në klasat e tyre të promovojnë kulturën e dialogut, respektit dhe përdorimit të përgjegjshëm të medias.
Këto trajnime janë realizuar me fondet vetjake të KEC-it, duke dëshmuar përkushtimin tonë të vazhdueshëm për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në fushën e edukimit medial.
Për më shumë rreth kësaj dite mund të informoheni këtu: https://www.un.org/en/observances/countering-hate-speech

Lajme