Lajme

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

20 Nëntor, 2024
Description
“Fëmijët janë mesazhet e gjalla që i dërgojmë në një kohë që nuk do ta shohim.” – John F. Kennedy
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet më 20 Nëntor të çdo viti për të nxitur ndërgjegjësimin për fëmijët në mbarë botën, për të promovuar të drejtat e fëmijëve, dhe për përmirësimin e mirëqenies së tyre, duke kontribuar në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e tyre, arsimimin, dhe mbrojtjen nga dhuna, abuzimi dhe diskriminimi. Në po të njëjtën datë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Që nga viti 2003, Qendra për Arsim e Kosovës ka filluar zbatimin e projekteve në fushën e të drejtave të njeriut, me fokus kryesor tek të drejtat e fëmijëve. Projekte të tilla kanë ndihmuar dhe po vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin e udhëzimeve dhe metodologjive për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në shkolla, parandalimin e dhunës, promovimin e politikave kundër diskriminimit në shkolla dhe shoqëri dhe aktivitete tjera që kanë fëmijën në qendër.

Lajme