Lajme

Dita Botërore e Mjedisit përmes Fushatës Avokuese: “Mirëmbajtja e parkut tek Salla e Sporteve Bashkim Selishta – Petriti”, në Gjilan.

5 Qershor, 2025
Description
Në kuadër të projektit YEEP 2, të rinjtë e trajnuar dhe certifikuar në fushën e avokimit përmbyllën me sukses fushatën për mirëmbajtjen e parkut pranë Sallës së Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.
Gjatë kësaj fushate:
Takuan përfaqësues të institucioneve lokale, ku ngritën çështjen e rëndësisë së mirëmbajtjes së parkut dhe parashtruan kërkesat e tyre. Diskutuan gjithashtu nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e hapësirave gjithëpërfshirëse, veçanërisht për personat me nevoja të veçanta.
Organizuan aktivitete ndërgjegjësuese me qytetarët, duke promovuar rëndësinë e ruajtjes dhe pastrimit të hapësirave publike si një kontribut për mbrojtjen e mjedisit.
Shpërndanë fletushka dhe postera në qytetin e Gjilanit, me mesazhe që synonin ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e mirëmbajtjes së parkut dhe përgjegjësinë e përbashkët ndaj hapësirave publike, duke theksuar ndikimin e drejtpërdrejtë që ka kjo në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Le të vazhdojmë të mbështesim iniciativat e të rinjve për një komunitet më të pastër, më të sigurt dhe më gjithëpërfshirës, duke shënuar së bashku Ditën Botërore të Mjedisit, më 5 Qershor!
_______________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD).

Lajme