Lajme

CHAVORE: Mbështetje për familjet, zhvillim për fëmijët

20 Korrik, 2026
Description
Gjatë muajit qershor, ekipi i projektit CHAVORE vazhdoi mentorimin e rregullt të familjeve në Prizren dhe Dubravë, përmes vizitave javore dhe mbështetjes për përdorimin e Kutive të Mirëqenies.
Një muaj pas shpërndarjes së kutive, u organizuan fokus grupe me prindër, fëmijë dhe profesionistë për të reflektuar mbi përvojën e tyre. Prindërit theksuan se aktivitetet kanë forcuar marrëdhëniet familjare, kanë krijuar më shumë kohë cilësore së bashku.
Përmes lojës, dhe aktiviteteve interaktive, fëmijët shprehën emocionet, zhvilluan aftësitë e komunikimit dhe krijuan momente të çmuara me prindërit e tyre. Profesionistët e vlerësuan ‘Kutinë e Mirëqenies’ si një mjet praktik dhe inovativ për të fuqizuar bashkëpunimin me familjet.
Rezultatet e deritanishme tregojnë se ndërhyrjet e thjeshta në mjedisin familjar, të mbështetura nga profesionistët, kanë ndikim të prekshëm në zhvillimin dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve.
Projekti CHAVORE do të vazhdojë të mbështesë familjet përmes mentorimit dhe aktiviteteve që promovojnë zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe fuqizimin e rolit të prindërve.
_______________________
Projekti “CHAVORE” financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga anëtarët e ISSA – International Step by Step Association, i udhëhequr nga Pedagoški inštitut/Educational Research Institute dhe përfshin Open Academy Step by Step, Partners Hungary Alapítvány, Skoladokoran – Wideopenschool, Kosova Education Center – KEC dhe ISSA Hub.

Lajme