Në lokalet e Qendra për Arsim e Kosovës- KEC po bëhet vlerësimi i punës së nxënësve dhe mësimdhënësve të klasave të pesta në kuadër të projektit Kosovision Contest. Puna e fëmijëve, ka dhënë një porosi dhe një vizion të çiltër. Me punime dhe fotografi nga më të ndryshmet, fëmijët janë angazhuar të na ofrojnë diçka mjaft interesante, të qëlluar dhe të begatë.
Juria profesionale është mbledhur për të bërë përzgjedhjen e klasave fituese për vitin shkollor 2016/17.
Publikimi i fituesve të këtij viti në kuadër të projektit do të bëhet ditën e hënë, më 5 dhjetor 2016.