Lajme

U përmbyll me sukses rrugëtimi i Techstitution

8 Qershor, 2026
Description
Sot shënuam përfundimin e një programi të jashtëzakonshëm të inovacionit dhe fuqizimit të të rinjve. Për më pak se tre muaj, nxënësit nuk mësuan vetëm kodim, ata krijuan zgjidhje reale digjitale për shkollat dhe komunitetet e tyre.
Kjo ngjarje bëri bashkë partnerët tanë, të cilët vlerësuan lart potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë sonë:
Znj. Rita Glavitza, Shefe e Agjencisë Austriake për Zhvillim në Kosovë, e cilësoi këtë sukses si: ” Një demonstrim i fuqishëm të asaj që ndodh kur investojmë te mendjet e reja, duke shtuar se të rinjtë tanimë janë vetë ndryshimi”.
Znj. Veronika Vashchenko, Shefe e Zyrës së UNICEF në Kosovë, përgëzoi bashkëpunimin e ngushtë me shkollat për institucionalizimin e këtyre zgjidhjeve, duke potencuar se: ” Përmes këtij programi kemi dashur që nxënësit të kenë aftësi praktike që të sjellin më të mirën në shoqëri dhe komunitet. Nxënësit janë inspirimi im më i madh dhe ju them: vazhdoni ëndërroni”.
 Z. Petrit Tahiri, Drejtor Ekzekutiv i KEC, vuri në dukje se: “Ky program dëshmoi se si teknologjia, kur përdoret me qëllim të mirë, kthehet në një mjet të fuqishëm për bashkëpunim dhe ndryshim pozitiv shoqëror.”
 Z. Granit Brajshori, Menaxher i projektit, përmbylli duke theksuar se: “Techstitution nuk ka qenë vetëm një program për teknologjinë, por ka qenë një mundësi për t’i fuqizuar të rinjtë që të mendojnë ndryshe, të besojnë në aftësitë e tyre dhe ta shohin veten si krijues e kontribues të ndryshimit në komunitetet e tyre”.
Rezultatet tona në shifra:
110+ nxënës të trajnuar në Inteligjencë Artificiale (AI), dizajn, zhvillimin dhe testimin e softuerit;
6 zgjidhje digjitale;
Dhjetëra orë mentorim dhe mësim praktik.
Një falënderim i përzemërt për Austrian Development Agency dhe Unicef Kosovo Programme për mbështetjen e pakursyer! Ky program rikonfirmoi se investimi te të rinjtë mbetet investimi më i sigurt për të ardhmen.
__________________________
Ky program përkrahet nga Unicef Kosovo Programme dhe Austrian Development Agency, dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC.

Lajme