Lajme

U përmbyll me sukses cikli i trajnimeve sipas programit “Ndërmjetësimi mes bashkëmoshatarëve”

14 Tetor, 2024
Description
30 shkollat përfituese të projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave gjithëpërfshirëse – YESS” u përfshinë në mënyrë aktive në këto trajnime, të cilat kishin për qëllim ngritjen e kapaciteteve të shkollave dhe adresimin e dukurive të dhunës përmes krijimit të Klubeve të Ndërmjetësimit në secilën shkollë.
Në këto trajnime morën pjesë gjithsej 146  nxënës dhe 62  mësimdhënës, të cilët do të vazhdojnë të zbatojnë aktivitetet dhe programin për të cilin janë zotuar edhe në Planet e Veprimit të shkollave të tyre, për të ofruar një ambient shkollor sa më të sigurt dhe pa dhunë.
Projekti mbështetet financiarisht nga Fondi për Ndërtimin e Paqes në partneritet me Unicef Kosovo Programme dhe IOM në Kosovë.

Lajme