Lajme

Tryezë diskutimi: “Adresimi i sfidave dhe identifikimi i praktikave më të mira për rritjen e përfshirjes së komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkali në arsimin parafillor dhe fillor”

19 Qershor, 2025
Description
Sot, gjatë ditës u mbajt tryeza e rrumbullakët në Sh.F.M.U “Lekë Dukagjini” në Prizren, e cila kishte për qëllim përveç sfidave dhe praktikave të përfshirjes së komuniteteve pakicë në arsimin parafillor dhe fillor, gjithashtu edhe parandalimin e braktisjes në shkollë përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet shkollave, institucioneve lokale dhe komunitetit.
Të ftuar në tryezën e rrumbullakët ishin përfaqësues nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe profesionistët që kanë rol kyç në edukim dhe përfshirje, përfshirë drejtorët e tri shkollave përfituese të projektit. Në takim morrën pjesë gjithashtu mësues, edukatorë, psikologë, prindër të nxënësve dhe stafi i projektit me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të bashkëpunimit për rritjen e përfshirjes në arsim.
_________________
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” është i financuar nga Bashkimi Evropian (DG NEAR) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti dhe Vizion 02.

Lajme