Po mbahet trajnimi 3 ditor për fasilitatorët “Tregimi Yt”, si pjesë e projektit “Together for Equity in Early Childhood” që përkrah integrimin e fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian në klasat parafillore. Fasilitatorët e trajnuar punojnë me grupet e nënave të fëmijëve 4-6 vjeç.
Qëllimi i trajnimit është ngritja e cilësisë së ndërveprimit mes prindërve dhe fëmijëve përmes tregimeve, librave, bisedave dhe lojërave interaktive. Trajnimi udhëhiqet nga trajnerja Furugh Switzer e cila vjen nga Budapesti.