Thirrje për Pjesëmarrje në projektin DII
(Digital Inclusion Initiative / Iniciativa për gjithëpërfshirjes digjitale)
Konzorciumi i projektit DII fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile (OShC-të) e interesuara të aplikojnë për të marrë pjesë në projektin DII.
Konzorciumi synon të zhvillojë kapacitetet e organizatës me bazë në komunitet (grassroots) të përzgjedhura për mbështetje të përfshirjes digjitale për grupet e margjinalizuara përmes mentorimit, pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e politikave dhe avokimit, si dhe përmes angazhimit në aktivitetet e rrjetëzimit në nivel vendi dhe rajonal.
Organizata me bazë në komunitet (grassroots) pritet të bashkëpunojnë ngushtë me organizatën anëtare të Konzorciumit në vendin e tyre, në këtë rast në Kosovë (Qendra për Arsim e Kosovës – KEC) në çdo fazë të projektit DII dhe do të jenë një zë i fuqishëm për avokim për zbatimin dhe integrimin e politikave dhe praktikave të rekomanduara për përfshirje digjitale. Konzorciumi do të mbështesë ngritjen e kapacitetit të OShC-ve të përzgjedhura nëpërmjet një sërë aktivitetesh të të nxënit të mirëplanifikuara.
Kohëzgjatja e grantit është 24 muaj në vlerë deri në 52,000 EUR.
Për më shumë informata rreth Thirrjes, ju lutem klikoni këtu, ndërsa Formën e aplikimit mund ta gjeni këtu.