Gjatë shkollës verore të organizuar nga projekti KIST prej 25-29 korrik 2022 në ITP Prizren, fëmijët e klasave VII-IX patën mundësi që të mësojnë më shumë rreth dezinformimit, keqinformimit dhe dukurive tjera negative me të cilat përballen nxënësit e kësaj moshe.
Rreth këtyre temave, nxënësit të shoqëruar nga mësimdhënësit kanë mësuar përmes diskutimeve, aktiviteteve praktike dhe aktiviteteve të lira duke krijuar punime dhe video përmes teknikës ‘Stop motion’, projekte të cilat ata do t’i shfaqin më vonë edhe në shkollat e tyre.
___________
Projekti “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë”- KIST financohet nga Ambasada e Holandës në Kosovë dhe zbatohet nga KEC dhe Dokufest.