Lajme

“Shkëmbim përvojash dhe mësime të nxjerra” në kuadër të projektit CHAVORE

8 Maj, 2026
Description
Më 4 dhe 5 maj 2026, në rajonin e Međimurje në Kroaci, u mbajt aktiviteti “Shkëmbim përvojash dhe mësime të nxjerra” në kuadër të projektit CHAVORE (Mirëqenia e shëndetit mendor e fëmijëve të komunitetit Rom), me pjesëmarrjen e partnerëve të konzorcumit të projektit dhe përfaqësuesve nga REYN – rrjeti i fëmijërisë së hershme.
Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe praktika mbi përfshirjen, mirëqenien dhe shëndetin mendor të fëmijëve në fëmijërinë e hershme, si dhe të diskutojnë mbi nevojat dhe sfidat e fëmijëve, familjeve dhe profesionistëve në vende të ndryshme.
Në kuadër të aktivitetit u realizuan vizita në çerdhe publike, shkolla dhe në Play Hub – qendër me bazë në komunitet, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me praktika dhe qasje të ndryshme
të punës me fëmijët dhe familjet, duke nxitur mësimin e ndërsjellë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave partnere.
Aktiviteti u bashkëorganizua nga Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC), si organizatë përgjegjëse për këtë aktivitet, dhe partnerët nga Kroacia, (Akademia e Hapur ‘Hap pas Hapi’).
_________________________
CHAVORE financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga anëtarët e ISSA – International Step by Step Association, i udhëhequr nga Pedagoški inštitut/Educational Research Institute dhe përfshin Open Academy Step by Step, Partners Hungary Alapítvány, Skoladokoran – Wideopenschool, Kosova Education Center – KEC dhe ISSA Hub.

Lajme