Programi “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”- ASSET i financuar nga USAID Kosovo dhe Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit përmes së cilës do të mundësohet themelimi i Qendrës për Karrierë dhe Ndërmarrësi dhe aktivitete të shumta për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, me qëllim që nxënësit të pajisen me shkathtësitë e nevojshme për jetë dhe punë.
Programi ASSET menaxhohet nga Qendra për Arsim e Kosovës-KEC në partneritet me Fhi360 dhe Crimson Capital Corp.