Gjatë kësaj fundjave u mbajt dita e fundit e trajnimit bazik 5 ditor “Hap pas Hapi” për tutorë dhe fasilitatorë, në kuadër të projektit “EU SIMRAES 2” për dy grupe në shkollën “Abdyl Frasheri” në Prizren. I njëjti trajnim filloi edhe në Prishtinë në lokalet e KEC-it.
Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të praktikojnë metodologjinë e trajnimit në punën e tyre si tutorë dhe fasilitatorë në qendra mësimore.
Projekti “EU SIMRAES 2” ka për qëllim të mbështesë Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe multietnike duke zbatuar strategjinë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe planin e saj të veprimit.