Lajme

“Një realitet që duhet thyer” – kur të rinjtë flasin me gjuhën e artit

7 Maj, 2025
Description
Pasditen e djeshme, më 6 maj 2025, Galeria e Qytetit të Podujevës u mbush me ngjyra, emocione dhe reflektime, teksa u hap ekspozita “Diskriminimi – Një realitet që duhet thyer”. Kjo ekspozitë e veçantë u realizua nga nxënësit e Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë.
Një iniciativë që nisi nga tre të rinj – Olti Maloku, Dea Osmani dhe Aulona Toverlani, u kthye në një platformë ku zërat e rinisë u dëgjuan përmes artit. Nën mentorimin e profesoreshës Mirsime Zhitia, nxënësit sollën vepra që flasin për përjashtimin, paragjykimin dhe nevojën për barazi.
“Diskriminimi ekziston, por s’mund të heshtim më. Përmes artit, ne e themi atë që shpesh nuk thuhet.” – ishte mesazhi i të rinjve.
_____________
Projekti AADA financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës KEC në partneritet me The Foundation House.

Lajme