Lajme

Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Youth Association for Human Rights YAHR

27 Maj, 2025
Description
Sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Youth Association for Human Rights YAHR për bashkëpunim në kuadër të projektit “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale” (DII), që financohet nga Komisioni Evropian.
Projekti synon të forcojë rolin e organizatave të shoqërisë civile në hartimin e politikave gjithëpërfshirëse, të nxisë zhvillimin dhe avokimin për barazi digjitale, si dhe të krijojë një mjedis më demokratik dhe të përafruar me vlerat evropiane.
Përmes këtij projekti, YAHR do të forcojë kapacitetet e veta për avokim dhe do të zbatojë nisma konkrete për përfshirje digjitale në komunitetin ku vepron.
Urojmë organizatën Youth Association for Human Rights YAHR nga Lipjani, e cila nga sot bëhet pjesë e projektit rajonal “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale” (DII).
__________________
Projekti “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale – DII” financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të forcojë rolin e OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke forcuar kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Lajme