Më 23 maj 2025, e premte, u zhvillua mbledhja e rregullt e Bordit Drejtues të Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC). Gjatë kësaj mbledhjeje, Bordi shqyrtoi dhe miratoi dokumentet kryesore të punës për organizatën, përfshirë:
- Raportin e punës për vitin 2024,
- Raportin e auditimit për vitin 2024, dhe
- Planin e punës për vitin 2025.
Një ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte edhe prezantimi i progresit në funksionalizimin e Qendrës së Trajnimeve, ku u diskutuan hapat e ndërmarrë dhe planet për zhvillimin e mëtejshëm.