Lajme

KEC ricertifikohet me standardin ndërkombëtar ISO 9001:2015

19 Qershor, 2026
Description

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) me përkushtim të vazhdueshëm ka punuar në zbatimin dhe avancimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015.

Që nga viti 2017, kur është certifikuar për herë të parë, KEC ka zhvilluar dhe zbatuar një sërë procedurash, udhëzuesish pune dhe dokumentesh të tjera të nevojshme, të cilat kanë kontribuar në lehtësimin, strukturimin dhe avancimin e proceseve të punës së organizatës.

Edhe këtë vit, KEC është vlerësuar dhe ricertifikuar për periudhën e ardhshme trevjeçare nga trupi certifikues i akredituar MSECB, për fushëveprimin:

“Hartimi, zhvillimi, menaxhimi dhe zbatimi i projekteve dhe i programeve të trajnimit në fushën e arsimit, të drejtave të njeriut, rinisë dhe shërbimeve sociale”.

KEC do të vazhdojë me përkushtim të zhvillojë dhe avancojë proceset e punës, në përputhje me kërkesat e standardit ndërkombëtar të cilësisë ISO 9001:2015, me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve që ofron.

 

Lajme