Lajme

Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës

13 Nëntor, 2024
Description
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), si anëtare e Rrjetit Jo-formal për Arsimin e të Rriturve në Kosovë (ALE-NK) dhe zbatuese e projektit YEEP 2 – Fuqizimi dhe Aftësimi i të Rinjve përmes Mundësive të Reja, dje organizoi një tryezë diskutimi dhe panair për të shënuar Javën e të Mësuarit Gjatë gjithë Jetës.
Këto dy aktivitete mblodhën përfaqësues të Komunës së Gjilanit, përfshirë Nënkryetaren e Komunës, znj. Leonora Morina Bunjaku, Drejtorin e Qendrës për Aftësim Profesiona z. Mujedin Zylfijaj, përfaqësues të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Drejtorisë së Shëndetësisë, Universitetit “Kadri Zeka” si dhe bizneseve dhe OJQ-ve të profileve të ndryshme.
Diskutimi shërbeu si një platformë informacioni dhe shkëmbimi mundësish për të gjithë të interesuarit për mundësitë e mësimit, kualifikimit apo aftësimit profesional për qytetarët e Komunës së Gjilanit.
Kjo javë i dedikohet rëndësisë së mësuarit gjatë gjithë jetës, një koncept që thekson konsistencën dhe emancipimin e qytetarëve për pjesëmarrje më të madhe në shoqëri, duke ofruar kontribute frytdhënëse në vlerat shoqërore.
Aktiviteti u përkrah nga DVV International në Kosovë dhe u realizua në bashkëpunim me projektin YEEP 2, i cili zhvillohet në partneritet me Sos Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë.

Lajme