Lajme

Fushata për Sensibilizimin e Familjeve dhe Prindërve për Regjistrimin e Nxënësve në Arsimin Fillor

5 Qershor, 2025
Description
Në kuadër të fushatës për sensibilizimin e familjeve dhe prindërve për rëndësinë e regjistrimit të fëmijëve në arsimin fillor, janë realizuar një sërë aktivitetesh informuese në ambientet tek: Sh.F.M.U. “Haziz Tola”, Sh.F.M.U. “Lekë Dukagjini” dhe Sh.F.M.U. “Mati Logoreci” në Prizren, si dhe Sh.F.M.U. “Martin Camaj” në Llukavc të Thatë dhe Gurrakoc.
Këto aktivitete kanë shërbyer si platforma të rëndësishme për të informuar dhe inkurajuar prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në edukimin parafillor dhe në klasën e parë të arsimit fillor. Prindërve u janë ofruar sqarime të drejtpërdrejta lidhur me:
Afatet e regjistrimit;
Procedurat përkatëse;
Përfitimet e përfshirjes së hershme në arsim.
Faleminderit stafit të shkollave për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të gjithë prindërve që morën pjesë, duke treguar interesim dhe përkushtim për edukimin e fëmijëve të tyre!
____________________
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” është i financuar nga Bashkimi Evropian (DG NEAR) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti dhe Vizion 02.

Lajme