Lajme

Fushata avokuese “Siguria në Shkolla” nga të rinjtë e Gjilanit

12 Maj, 2025
Description
Në kuadër të projektit YEEP 2, të rinjtë e trajnuar dhe certifikuar në avokim realizuan me sukses fushatën avokuese “Siguria në Shkolla”.
 Gjatë kësaj fushate:
Zhvilluan takime me institucione komunale dhe drejtorë shkollash, ku adresuan çështjet e sigurisë dhe nevojën për zbatim të protokolleve përkatëse.
Organizuan aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla me nxënësit, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë.
Më 9 maj, shpërndanë materiale informuese (fletushka dhe postera) në komunitet, me mesazhe për promovimin e një ambienti shkollor të sigurt.
Le të vazhdojmë të mbështesim iniciativat e të rinjve dhe të punojmë bashkë për një komunitet më të sigurt dhe të ndërgjegjësuar!
_____________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në te gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD)

Lajme