Numri i referencës: 07/2024
Data: 20.09.2024
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) është organizatë joqeveritare dhe jopërfituese e themeluar në vitin 2000, e cila fokusohet në ofrimin e programeve të trajnimit për mësimdhënës dhe në mbështetje të zhvillimit të sistemit arsimor në Kosovë. Me një gamë të gjerë partnerësh vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë organizatat joqeveritare, kompanitë konsulente, agjencitë zhvillimore dhe institucionet shtetërore, KEC angazhohet për përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të arsimit në Kosovë.
Në përpjekje për të krijuar kushte më të përshtatshme për realizimin e misionit të saj, KEC ka vendosur të blejë një objekt/hapësirë afariste me sipërfaqe bruto prej 350-500 m2, e cila ndodhet jo më larg se 1.5 km në vijë ajrore nga lokacioni i KEC (adresa më poshtë).
Objekti/hapësira afariste duhet të posedojë leje ndërtimi ose të jetë e legalizuar dhe të jetë e gatshme për dorëzim.
Personat fizikë dhe juridikë të interesuar që të paraqesin ofertat e tyre mund të kërkojnë dosjen e tenderit përmes e-mailit: procurement@kec-ks.org
Dosja e tenderit përmban udhëzimet për mënyrën e ofertimit, kriteret që duhet t’i plotësojë ofertuesi dhe objekti/hapësira afariste, si dhe kriteret për vlerësimin e ofertave.
Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur deri më datën 23 tetor 2024 në adresën:
Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
Kompleksi i Shkollës “Mileniumi i Tretë”
rr. “Qëndresa” nr.48,
Matiçan, 10000 Prishtinë, Kosovë
GPS: N42.654516, E21.192279