Më datë 17 gusht 2016 kanë filluar trajnimet e mësimdhënësve në kuadër të projektit Kosovision Contest. Trajnimet do të mbahen deri më 5 shtator kur edhe fillon puna zyrtare e mësimdhënësve të klasave të pesta në projekt. Gjithsej kanë aplikuar rreth 300 mësimdhënës të cilët edhe duhet ti përmbahen kalendarit të punës.
Projekti Kosovision Contest është një projekt arsimor në formë të një gare kombëtare që u mundëson nxënësve të kontribuojnë për të ardhmen e vendit të tyre përmes projekteve të ndryshme. Ky projekt implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës dhe financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.