Lajme

Është organizuar me sukses programi i trajnimit “Klubi i Teknikëve”

11 Mars, 2025
Description

Është organizuar me sukses trajnimi për themelimin e “Klubit të Teknikëve” për 62 nxënës në tri shkolla të komunës së Lipjanit dhe Gjilanit: Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Nezë Bujani” Bujan-Lipjan, Gjimnazi “Zenel Hajdini” dhe Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan.

Klubet e krijuara do të mbështesin mësimdhënësit dhe nxënësit në zbatimin e kurrikulës dhe përdorimin e TIK-ut, duke ndihmuar në menaxhimin e pajisjeve teknologjike, menaxhimin e rrjeteve dhe identifikimin e rreziqeve.

Gjithashtu, ata do të analizojnë përdorimin e pajisjeve arsimore dhe do të krijojnë njësi/aktivitete praktike në fokus integrimin e lëndëve në mes veti.

Lajme