Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, Qendra për Arsim e Kosovë- KEC organizoi aktivitete me fëmijët e SOS Fshatit duke nxjerr kështu në pah rëndësinë e të lexuarit dhe njëkohësisht dhuroi një numër të konsiderueshëm të librave për fëmijë të moshave të ndryshme.
Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit shënohet çdo vit më 8 shtator dhe ka për qëllim të ngrisë vetëdijen për rëndësinë e leximit dhe problemin e analfabetizmit që fatkeqësisht në shoqërinë Kosovare është mjaft prezent.