Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzës, 30 vajza nga 5 komuna të Kosovës janë duke u mbështetur, fuqizuar dhe motivuar nga aktivitetet e sotme që thyejnë stereotipin e profesioneve të dominuara nga një gjini.
Vizita në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror u dha vajzave një eksperiencë praktike për punën që duhet bërë për të nisur dhe ulur një aeroplan sigurt!
Ky aktivitet u mundësua nga IPKO Foundation, Unicef Kosovo Programme, USAID Kosovo/Programi ASSET/ Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).