Lajme

Dita Botërore e Diversitetit

21 Maj, 2026
Description
Sot, më 21 maj, po shënojmë Ditën Botërore të Diversitetit së bashku me fëmijët e shkollave partnere në Prizren: Shkolla fillore ” Abdyl Frashëri ” Prizren, “Shkolla Haziz Tola“, SHFMU “Mati Logoreci” dhe SHFMU “Lekë Dukagjini”.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, fëmijët po marrin pjesë në aktivitete të ndryshme, përmes të cilave po përcjellin mesazhe të rëndësishme për diversitetin, respektin dhe bashkëpunimin.
Përmes aktrimit, fëmijët po shprehin rëndësinë e pranimit, respektit dhe miqësisë. Përmes lojërave, ata po argëtohen dhe po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
Në aktivitetet me ngjyrosje, fëmijët po përdorin ngjyra të ndryshme për të simbolizuar kulturat dhe dallimet që na bëjnë unikë. Ndërsa përmes punimeve kreative, ata po krijojnë simbole dhe mesazhe kushtuar Ditës së Diversitetit.
Përmes këtyre aktiviteteve po promovojmë barazinë, respektin dhe bukurinë e të qenit të ndryshëm, por të bashkuar.
________________
Projekti “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor” financohet nga Bashkimi Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund (REF) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme