Lajme

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor

21 Maj, 2025
Description
Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor u shënua me aktivitete të veçanta në Gjakovë!
Sot, në ambientet e jashtme të Muzeut Etnografik në Gjakovë, u mbajt një aktivitet gjithëpërfshirës ku nxënësit dhe mentorët nga shkollat pjesëmarrëse të projektit “Veprimi Kundër Diskriminimit për të Gjithë” sollën fragmente të kulturës së vendeve prej nga vijnë – përmes veshjeve tradicionale, ushqimeve, prezantimeve dhe elementeve tjera kulturore që pasqyrojnë larminë tonë shoqërore.
Ky aktivitet u organizua nga Shkolla “Kadri Kusari” në Gjakovë dhe ishte i mbushur me ngjyra, tradita dhe histori që na kujtoi se diversiteti nuk është vetëm realiteti ynë, por edhe forca jonë më e madhe.
Me përkushtim, nxënësit prezantuan kulturat që i përfaqësojnë, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe respekti mes komuniteteve të ndryshme.
_______________
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Veprimi kundër diskriminimit për të gjithë – AADA”, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me IPKO Foundation.

Lajme