Lajme

Aktivitete informuese dhe vetëdijësuese me prindërit

4 Shtator, 2026
Description
Në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor”, po vazhdojmë me aktivitetet informuese dhe vetëdijësuese me prindërit, si vazhdimësi e kampanjës së realizuar para fillimit të vitit shkollor.
Përmes këtyre aktiviteteve synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e prindërve për rëndësinë e regjistrimit, vijimit të rregullt dhe përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor dhe fillor.Gjatë aktivitetit të sotëm, të realizuar në bashkëpunim me stafin e shkollave partnere: Sh.F.M.U. “Lekë Dukagjini” dhe Sh.F.M.U. “Mati Logoreci”,
u shpërndanë materiale promovuese dhe prindërit u informuan për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të fëmijëve gjatë rrugëtimit të tyre arsimor.
Ky aktivitet është vazhdimësi e kampanjës informuese dhe vetëdijësuese të realizuar në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor”, me synim rritjen e përfshirjes dhe vijimit të rregullt të fëmijëve në edukim.
___________________
Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Roma Education Fund, dhe i zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme