Lajme

21 prilli – Dita Botërore e Kreativitetit dhe Inovacionit

21 Prill, 2025
Description
Sot kujtojmë rëndësinë e ideve të reja, zgjidhjeve kreative dhe mendimit inovativ. Këtë e shohim çdo ditë tek të rinjtë përfitues në projektin “YEEP 2 – Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja”.
Në Gjilan, 72 të rinjë janë duke ndërtuar të ardhmen e tyre përmes trajnimeve praktike, mentorimit dhe aktiviteteve si takimet Peer-to-Peer, ditë filmi, debate e lojëra kreative – hapësira ku lindin ide dhe forcohen aftësi për jetën dhe punën.
Delina dhe Blerta, dy nga përfitueset, tregojnë se projekti YEEP 2 u ka ndihmuar të rrisin vetëbesimin, të eksplorojnë dhe të krijojnë mundësi të reja në mënyrë inovative.
_______________
Projekti YEEP 2 zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë financuar nga Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), SOS Fshatrat e Fëmijëve në te gjithë botën dhe fondi Hermann-Gmeiner (HGFD)

Lajme