Lajme

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

1 Qershor, 2026
Description
SHFMU “Mati Logoreci” dhe Shkolla Haziz Tola, u organizuan aktivitete të ndryshme me fëmijët për të festuar këtë ditë të veçantë kushtuar të drejtave, mirëqenies dhe lumturisë së tyre.
Përmes lojërave dhe aktiviteteve kreative, fëmijët patën mundësinë të shprehin talentet e tyre, të socializohen dhe të shijojnë një ditë të dedikuar plotësisht atyre.
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve na kujton rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të fëmijës, si dhe nevojën për të krijuar mjedise të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse ku secili fëmijë mund të mësojë, të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij të plotë.
__________________
Këto aktivitete u realizuan në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe fillor”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe Roma Education Fund, dhe i zbatuar nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me Nevo Koncepti.

Lajme