Lajme

Takimi i parë i Koalicionit Kombëtar për Gjithëpërfshirje Digjitale

18 Shtator, 2025
Description
Sot, u mbajt takimi i parë i Koalicionit Kombëtar për Gjithëpërfshirje Digjitale i cili mblodhi bashkë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, organizatave joqeveritare dhe palë të tjera të interesit, për të diskutuar mbi sfidat dhe prioritetet e përfshirjes digjitale në Kosovë. Ky koalicion do të shërbejë si një platformë bashkëpunimi për avancimin e gjithëpërfshirjes digjitale në Kosovë, duke adresuar nevojat dhe prioritetet kombëtare për përmirësimin e infrastrukturës digjitale, fuqizimin e njohurive digjitale, promovimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe nxitjen e pjesëmarrjes komunitare.
Gjatë takimit, u prezantua Raporti Kombëtar për Gjithëpërfshirje Digjitale në Kosovë, i hartuar nga z. Dukagjin Pupovci. Raporti identifikon të gjitha masat e ndërmarra në aspektin e avancimit të kornizës ligjore dhe ndryshimet e fundit që lidhen me mbështetjen për përfshirjen digjitale, si dhe ofron një analizë të thelluar të sfidave dhe mundësive për transformimin digjital në Kosovë, që siguron ambient gjithëpërfshirës digjital.
Ky takim dhe prezantimi i raportit shënojnë një hap të rëndësishëm drejt avokimit për përfshirje digjitale në Kosovë, duke ofruar një bazë të fortë për zhvillimin e politikave dhe aktiviteteve që adresojnë nevojat e grupeve të cenueshme në këtë fushë.
Raportin e plotë në gjuhën shqipe dhe angleze mund ta shkarkoni duke klikuar në vegzat e mëposhtme:
________________
Projekti “Iniciativa për gjithëpërfshirje digjitale – DII” financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim të forcojë rolin e OJQ-ve nga Ballkani Perëndimor në promovimin e demokracive pjesëmarrëse dhe procesin e përafrimit me BE-në, duke forcuar kapacitetet e tyre për zhvillimin e politikave dhe avokimin për përfshirjen digjitale.

Lajme