Lajme

Përmbyllja e projektit trevjeçar “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor cilësor”

23 Shtator, 2026
Description
Sot shënuam përmbylljen e projektit trevjeçar “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor cilësor”.
Së bashku me përfaqësues të institucioneve, shkollave, organizatave partnere, prindërve dhe shoqërisë civile, ndamë rezultatet e projektit dhe reflektuam mbi përvojat e krijuara gjatë zbatimit të tij.
Një pjesë e rëndësishme e ngjarjes ishte paneli “Zëri i komunitetit”, i cili solli një diskutim të hapur mbi përvojat e krijuara gjatë projektit dhe rëndësinë e zgjerimit të qasjes së fëmijëve të komuniteteve në edukimin e hershëm dhe arsimin fillor.
Gjatë këtyre tre viteve, projekti ka mbështetur përfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor, duke nxitur njëkohësisht pjesëmarrjen e prindërve dhe bashkëpunimin mes familjeve, shkollave dhe komunitetit. Rezultatet e arritura janë fryt i angazhimit të përbashkët të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Mirënjohje Bashkimit Evropian dhe Roma Education Fund për mbështetjen, si dhe organizatave partnere, shkollave, institucioneve lokale, shoqërisë civile, stafit të projektit, prindërve dhe fëmijëve për angazhimin e tyre. Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja e secilit i kanë shtuar vlerë projektit dhe kanë bërë të mundur rezultatet që shënuam sot.
__________________
Projekti u mundësua me mbështetjen e Bashkimit Evropian (DG ENEST) dhe Roma Education Fund, në kuadër të projektit “Rritja e përfshirjes në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor”, zbatuar nga Kosova Education Center – KEC dhe Nevo Koncepti.

Lajme