Lajme

U mbajt mbledhja e 31-të e Bordit Drejtues të KEC

25 Maj, 2026
Description

Më 22 maj, u mbajt mbledhja e 31-të e Bordit Drejtues të Qendra për Arsim e Kosovës (KEC). Gjatë mbledhjes, Bordi shqyrtoi dokumentet kryesore të punës së organizatës, përfshirë Raportin e punës për vitin 2025, Raportin e auditimit për vitin 2025, si dhe Planin e punës për vitin 2026.

Pas prezantimit dhe diskutimit të këtyre dokumenteve, Bordi i miratoi ato dhe vlerësoi punën e realizuar nga stafi i KEC gjatë vitit të kaluar. Anëtarët e Bordit përgëzuan ekipin për angazhimin dhe rezultatet e arritura, si dhe uruan suksese në zbatimin e projekteve, programeve dhe aktiviteteve të planifikuara për periudhën në vijim.

 

 

 

Lajme