Lajme

Webinar kombëtar në kuadër të projektit MÖBIUS

20 Maj, 2026
Description
Sot u mbajt webinari kombëtar, i organizuar në kuadër të projektit MÖBIUS (Përfaqësimi dhe Bashkëpunimi Ndërrajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional).
Ky webinar kishte për qëllim nxitjen e dialogut, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të shkollave, institucioneve lokale, bizneseve, institucioneve të arsimit profesional dhe palëve të tjera të interesit në sektorë kyç.
 Diskutimet u fokusuan në fushat e IT-së, dhe Hotelerisë dhe Turizmit, ku morën pjesë përfaqësues të shkollave profesionale, institucioneve lokale dhe bizneseve, duke kontribuar në diskutime dhe shkëmbim përvojash mbi zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP).
_________________
Projekti MÖBIUS financohet nga Bashkimi Evropian dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërrajonal në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në Evropën Qendrore, vendet e Partneritetit Lindor dhe Ballkanin Perëndimor.

Lajme