Lajme

Fundjavë e pasur me trajnime për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

18 Prill, 2026
Description
Po vazhdojnë aktivitetet e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Kjo fundjavë është e dendur me aktivitete të zhvillimit profesional të mësimdhënësve.
Në Qendrën e Trajnimeve në Prishtinë po përmbyllet një grup i programit të trajnimit “Zhvillimi i shkathtësive të leximit në klasat e hershme”, ndërkohë që po testohet me një grup mësimdhënësish një program i ri i zhvilluar lidhur me disleksinë.
Paralelisht, në Gjakovë, në kuadër të bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës, për mësimdhënësit e kësaj komune po ofrohen dy programe trajnimi: “Mësimdhënia e bazuar në projekte” dhe “Komunikimi jo i dhunshëm”.
_________________
Këto aktivitete të zhvillimit profesional po realizohen me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe me përkrahje nga Drejtoria e Arsimit Gjakovë.

Lajme