Në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja – YEEP 2”, janë zhvilluar aktivitetet përmbyllëse të tri fushatave avokuese nga nxënësit e Gjimnazit “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Këto aktivitete pasojnë trajnimin “E drejta për përfaqësim publik – Avokimi” dhe përfaqësojnë zbatimin praktik të njohurive të fituara.
Rezultatet kryesore:
- “Siguria në shkollë” – Vendosja e detektorëve të tymit dhe hartimi i “Pasaportës së sigurisë” për adresimin e kërkesave të nxënësve.
- “Zëri ynë dëgjohet” – Krijimi i Tabelës Interaktive për informim dhe rritje të aktivizmit rinor në Komunën e Gjilanit.
- “Orët atraktive” – Themelimi i Këndit të aktiviteteve shkollore për bashkëpunim dhe zhvillim profesional të nxënësve.
Aktiviteti u përmbyll me sesione informuese nëpër klasa, duke promovuar rëndësinë e avokimit dhe përfshirjes rinore.
_______________________
Projekti “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjve përmes mundësive të reja-YEEP2” synon të krijoj perspektiva për të përmirësuar punësimin dhe pjesëmarrje aktive në tregun e punës, për të rinjtë e grupeve të cenueshëm në Kosovë. Ky projekt zbatohet në komunën e Gjilanit, ku 75 të rinj përfitues të projektit kanë zhvilluar shkathtësitë e tyre dhe janë aftësuar përmes programeve të vazhdueshme të trajnimit dhe mentorimit, dhe po përkrahen për të konkurruar në tregu e punës. Projekti YEEP 2 zhvillohet në partneritet me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe është financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve në të gjithë botën, Children Villages Worldwide (CVW).



