Lajme

Programi i trajnimit “Komunikimi jo i dhunshëm” me mësimdhënësit

7 Dhjetor, 2025
Description
Një grup i mësimdhënësve nga komuna e Podujevës e kaluan këtë fundjavë në Qendrën e Trajnimeve në KEC, ku ndoqën programin e trajnimit “Komunikimi jo i dhunshëm”.
Ky program ka për qëllim zhvillimin e shkathtësisë së komunikimit, përmes teknikave të komunikimit që inkurajojnë shprehjen e nevojave dhe ndjenjave në mënyrë jo kërcënuese, duke nxitur marrëdhënie të shëndetshme dhe duke i zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore.
______________________
Ky aktivitet i zhvillimit profesional të mësimdhënësve është realizuar me financim nga Qendra për Arsim e Kosovës – KEC dhe me përkrahje organizative nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Podujevës.

Lajme